E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Opozita jonë, e tërbuar, sillet si çetë KÇK

Kryeministri Edi Rama bëri një krahasim mes sjelljes së opozitës tonë me atë të vendeve të Evropës. Ai postoi një video në “Facebook”, ku deklaroi se opozita shqiptare i ngjan një çete KÇK, që vetëm helmon qytetarët dhe nuk bashkëpunon.

 

“Pse opozitat në këto vende nuk janë tërbuar si opozita e LuliMoniSalikes? Sepse opozitat janë frymëmarrje për shoqërinë, jo helm për njerëzit; janë dritare shprese, jo puseta dëshpërimi; janë marrje përgjegjësie, jo shfaqje papërgjegjshmërie! Opozitat janë frymë kritike, jo gërrhima katastrofike dhe një opozitë si kjo e MoniLulikeSaliut, që sillet si një çetë KÇK-je edhe kur populli gjendet nën sulmin e një virusi vdekjeprurës, është turpi i kujtdo që e mbështet”, shkruan Rama, krah videos së publikuar.”

 

Reklamë

Ditët e fundit, PD-LSI kanë patur akuza të shumta ndaj qeverisë për menaxhimin e pandemisë dhe deklarojnë se shëndetësia është në kolaps.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë