Subscribe

 

Kryeministri Rama nuk është tërësisht i kënaqur nga operacionet e policisë në luftën kundër kanabisit. Edhe pse vlerëson ndërhyrjet e deritanishme, ai kërkon nisjen e operacionit kombëtar kundër atyre që i quan feudalet e drogës.

 

Përveç luftës kundër narkotrafikut, shefi i ekzekutivit foli për nevojën e ndëshkimit edhe të atyre elementëve të policisë që bashkëpunojnë me trafikantët.

 

Por, kryeministri kërkoi të bëhet kujdes në këtë periudhë, ku fluksi i turistëve është në rritje.

 

Gjatë raportimit në Zyrën Operacionale në Luftën kundër Kanabisit, Drejtori i Policisë së Shtetit tha se po punohen për të asgjësuar si kultivimin, ashtu edhe vënien nën kontroll të aseteve kriminale

 

Kreu i qeverisë ka mbajtur një qëndrim kritik edhe ndaj disa drejtuesve të pushtetit vendor. Pa përmendur emra, ai tha se ata nuk po i përgjigjen sfidës së luftës kundër kanabisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *