Çështja “Beleri” ka zënë sërish hapësirën e mediave greke.

 

Fredi Beleri, vijon të qëndrojë në qeli për akuzën e shit-blerjes së votave, pa mundur te kryeje betimin si kryebashkiak i Himares, zgjedhjet e se ciles i fitoi me diference te ngushte perballe Jorgo Goros.

 

Sipas medias greke ekathimerini.com, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka ofruar garanci Greqisë në prapaskenë se kjo çështje do të zgjidhet.

 

Por për mediat greke oferta e Ramës për zgjidhje ishte një bllof pasi kryeministri shqiptar thjesht e vetëm po merr kohë që afatet e Belerit të skadojnë dhe zgjedhjet në Himarë të përsëriten.

 

Athina është e shqetësuar se Fredi Beleri, që u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në Shqipërinë e Jugut në zgjedhjet bashkiake të 14 majit (por nuk është lejuar të betohet pasi u arrestua për gjoja blerje votash dy ditë më parë), mund të humbasë vendin si pasojë e marifeteve të qeverisë së Edi Ramës në tre muajt e fundit.

Kryeministri shqiptar thuhet se i ofroi Greqisë garanci në prapaskenë menjëherë pas zgjedhjeve të dyta greke në fund të qershorit se “çështja e Belerit do të zgjidhet”. Sot kuptohet se ai mund të ketë bërë bllof për të blerë kohë që të skadojnë tre muajt e paraburgimit dhe procesi të kalojë në fazën tjetër, që është përjashtimi automatik i Belerit nga posti i kryebashkiakut. Sipas kodit bashkiak shqiptar, një kryetar bashkie është i detyruar të ketë një adresë banimi brenda kufijve të bashkisë së tij. Adresa aktuale e Belerit është ajo e burgut të Vlorës ku ai mbahet, pasi ligji e parashikon çdo të burgosur pas tre muajve të paraburgimit.

“Teknikisht, tre muajt skadojnë të dielën, 20 gusht,” tha një burim ligjor. Si pasojë, Ministria e Brendshme e Shqipërisë mund të pretendojë që nga e hëna se Beleri nuk mund të bëjë betimin pasi nuk jeton brenda kufijve të bashkisë së tij dhe mund të shkarkohet automatikisht nga detyra”, thuhet ndër të tjera në artikull.

 

Ekathimerini.com po ashtu i ka kushtuar një vëmendje të madhe edhe protestës që u zhvillua pak ditë më parë në Himarë, ku përveç qytetarëve dhe përfaqësuesve të OMONIA-s, të pranishëm ishin edhe zyrtarë grekë, kryebashkiaku i Selanikut dhe Athinës.

 

Beleri do të dalë sot për masë sigurie dhe pritet të shihet nëse GJKKO do i japë lirinë për të kryer betimin, apo Himara pritet që të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *