Rama nxjerr videon: Së shpejti gara për kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës

Kryeministri Edi Rama këtë të premte e ka nisur me një video nga puna në kantieret e nisura në konvikte.
Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë ka postuar pamjet nga konvikti i vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Sipas tij, së shpejti do të fillojë edhe gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.
MIRËMËNGJES?, nga puna që vijon në kantieret e Paktit për Universitetin, Ju uroj një ditë të mbarë me konviktin e vajzave të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.
Ndërkohë vetëm para pak ditësh studentët në Tiranë kanë protetsuar kundër asaj që e cilësuan mashtrim nga ana e qeverisë për mosplotësim të pikave të Paktit për Universitetin.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/587263318721480/




