Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se rruga e Arbërit do të mbyllet brenda vitit 2021 falë Partneritetit Publik Privat.

 

Teksa ka ndarë një video të rrugës në “Facebook”, Rama nuk nguron të ironizojë të gjithë skeptikët në lidhje me PPP-të, duke theksuar se atë që shteti do e bënte për 13 vite kompania private do e bëjë në 3 vite.

 

Sipas Ramës, shteti do e shlyej kompaninë në lidhje me investimin që do të zhvillojë në rrugën e Arbërit brenda vitit 2031.

 

“VIJON… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbërit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam. Rruga e Arbërit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila po bëhet realitet pas dhjetra e dhjetra vitesh pritje e premtime, falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, BRENDA VITIT 2021, ndërsa shteti e shlyen kompaninë, BRENDA VITIT 2031. (Ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurrura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj, ja ku e kanë një shembull të thjeshtë: Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shume e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’’mund t’i hedhë tërë ato fonde në gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *