Rama nxjerr videon: Ja e vërteta e zbatimit të programit ETIAS nga BE

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar qytetarët shqiptarë përmes një videoje me lidhur me programin ETIAS (Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet).
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shpjegon se të gjithë shtetasit do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por nga 2023 do t’iu kërkohet që të marrin vetëm një autorizim elektronik online para nisjes.
Aplikimi në këtë program bëhet në funksion të një filtri të BE kundër terrorizmit.
“Fatkeqësisht e sërish, nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar. Ja e vërteta e zbatimit të programit ETIAS nga Bashkimi Europian, ku shtetasit e vendeve PA VIZA me BE, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë PA VIZA në BE, por nga 2023 do t’u kërkohet që të marrin vetëm një autorizim elektronik online para nisjes, në funksion të një filtri digjital të BE kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe kërcënimeve shëndetësore #ViniMaskën në mendje kundër virusit të dizinformimit dhe çoroditjes.”
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158210640941523




