Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Iranin

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe...

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte zhytësit italian...

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve, shpreson heqjen...

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet drejt niveleve...

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për asnjë lëshim...

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën e Botës

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga kali në...

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë deri në...

Rama nxjerr statusin e Qosjes: Mediat në Kosovë, urrejtje shoviniste ndaj Shqipërisë

18 Shkurt 16:44

Kryeministri Edi Rama ka publikuar statusin e akademikut Rexhep Qosja, në të cilin shkruante se si disa media kanë propaganduar hapur urrejtjen shoviniste ndaj Shqipërisë. Sipas Qosjes, kjo urrejtje nuk është e rastit por e menduar gjerësisht, ndërsa shton se as liderët serbë nuk kanë propaganduar kaq shumë kundër Shqipërisë.

 

Qosja i bën thirrje institucioneve kosovare që të marrin masa, me argumentin se është e palejueshme të qëndrohet në heshtje.

 

Ndërkohë, shefi i qeverisë Rama  shton se kjo “urrejtje e organizuar shoviniste ndaj Shqipërisë”, nuk është thjesht një organizim mjetesh politike, mediatike e financiare, por edhe një ofensivë e egër pushtuese e hapësirës publike të komunikimit, që sipas tij ka nisur ta dëmtojë Kosovën.

 

“HALLALL. Sapo më dërgoi zyra e shtypit statusin e mëposhtëm që Akademiku Rexhep Qosja ka postuar në faqen e tij sociale sot. E pata të pamundur të mos e ndaj me ju, sepse e pamundur është të mos preket plaga që një tufë xhagajdurësh, me atributet e rrejshme të patriotit a të mendimtarit, që rëndom politika a gazetaria në trojet tona u’a mveshin njerëzve pa din e as iman, po rreket të hapë, zgjerojë e thellojë, bash ashtu siç e demaskon me një qartësi të dhimbshme Rexhep Qosja, në shënimin e tij”, shkruan Rama.

 

Statusi i Rexhep Qosja:

 

Urrejtje me pasoja të mëdha

 

As kryeministri i Serbisë mbretërore, Nikolla Pashiqi, as ministri i Sigurimit  të Brendshëm Shtetëror – UDB-së së Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandër Rankoviqi e as kryetari i Serbisë pseudodemokratiko-fashiste, Sllobodan Millosheviqi, që aq shumë e kanë dëshiruar zhbërjen e shtetit shqiptar, nuk kanë propaganduar kaq haptas, kaq botërisht, aq urrejtje shoviniste kundër Shqipërisë sa e si po propagandon Masmedia e Prishtinës me disa radio, televizione e portale, e sidomos me televizionin T7 dhe me gazetën portal “Express”.

Kjo urrejtje ndaj Shqipërisë shtetërore nuk është urrejtje as e çastit e as e rastit. Jo. Kjo është urrejtje me motive jo vetëm politike më gjatë e menduar dhe më gjerësisht e organizuar dhe e strukturuar!

Kësaj urrejtjeje të organizuar shoviniste brendakombëtare kundër Shqipërisë, me të punësuar e bashkëpunëtorë, me ide, me mendime, me projekte, me propozime po i kontribuojnë edhe ndonjë institucion e edhe individë të tjerë të këtushëm.

Është naivitet të besohet se këtë urrejtje shoviniste brendakombëtare ndaj shtetit shqiptar, Shqipërisë, nuk e nxisin edhe mjete financiare të brendshme e të jashtme!

Dhe, është e palejueshme të presim gojëmbyllur e të shohim se çfarë pasojash, dhembjesh e plagësh po i sjell kjo urrejtje e propaganduar aq gjatë e aq vendosmërisht njësisë së Kombit shqiptar dhe marrëdhënieve të Dy shteteve shqiptare!

Në qoftë se nuk janë mirëkuptues të kësaj urrejtjeje të propaganduar haptas, botërisht e pa ndërprerje tani e sa kohë kundër Shqipërisë, institucionet e larta politike e shtetërore të Kosovës do të duhej të marrin qëndrim ndaj bartësve të saj siç po marrin shtetet e mëdha të Bashkimit Evropian ndaj propaganduesve të organizuar të fashizmit dhe të nazizmit në jetën e tyre politike, shoqërore e shtetërore.

Heshtja e tyre ndaj saj s’mund të kuptohet ndryshe përpos si pajtim me të!

Posted Under:
Politike
Tagged:
Edi Rama Rexhep Qosja urrejtje

Nga e njëjta kategori

Berisha: Dumani gënjeu për vilën, ish-kreu i SPAK i përfshirë në falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Do ta denoncoj

më shumë...

Zëvendëskryeministrja Koçiu në Azerbajxhan, merr pjesë në Forumin Botëror Urban 2026

më shumë...

Salianji: Më lejoni të garoj! Ish-deputeti i PD letër organeve drejtuese

më shumë...

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut, fokusi te bashkëpunimi ekonomik dhe teknologjia (Agjenda)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:31

Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit,...

11:50

Bujaka fiton sfidën, Blerina dhe Henri në...

11:17

Kush janë 3 fermerët më pak të...

11:07

“Aktor i dobët”, Iliri përplaset me Indrin:...

10:42

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:37

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po...

10:15

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta...

10:02

Publiku mund të “hyjë” në fermë, risia...

9:48

“Nuk më intereson nëse merr apo jo...

9:23

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

9:19

1 bilion shikime në Instagram, Ferma VIP...

9:14

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit...

9:04

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte...

9:00

Surpriza dhe emocione të forta! Nis Ferma...

8:53

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve,...

8:35

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet...

8:28

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për...

8:27

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën...

7:50

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga...

7:48

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskop...
  • Tragjike në Greqi/ 46-vjeçari shqiptari humb jetën në kantie...
  • Shembet fasada e pallatit në Durrës, zë poshtë automjetin e...
  • Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.