E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Numërohen qindra dëshmorë në uniformat blu! Mirënjohje për Policinë e Shtetit

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, sot në pension, për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u uruar festat e fundvitit.

Kreu i vendit tonë përmendi se shumë oficerë kanë humbur jetën gjatë detyrës së tyre.

Kryeministri theksoi se dëshiron të rrisë pagat dhe të përmirësojë kushtet për Policinë e Shtetit.

Rama: Ju jeni një kategori e shërbëtorëve të këtij shteti. Nuk ka një kategori tjetër të shërbëtorëve të shtetit që kanë humbur jetën për shkak të detyrës, siç është rasti i Policisë së Shtetit. Numërohen sot 227 dëshmorë në uniformat blu. Gati-gati nuk të besohet që ky është një numër që korrespondon me demokracinë.

Trupat e policisë e humbnin jetën gati-gati si diçka që ishte pjesë e punës. Nuk e harroj dot atë kohë, kur ishim në opozitë, dhe shkonim herë pas here te godina e selisë së PD-së, ish-shtëpia e ushtarakëve, për të bërë homazhe. Aty mblidheshin kolegë, shokë dhe drejtues të policisë. Kjo e bën edhe më të madhe detyrën për të qenë mirënjohës ndaj jush. Jo vetëm që shërbyen, por shërbyen në një kohë kur Policia e Shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti.

Pensionistët, me reformën e bërë, janë trajtuar si të njerkës, ndërkohë që më parë kanë qenë trajtuar po si të njerkës. Mjafton të shohësh kolona të të njëjtave kategori para dhe pas vitit 2014: pensioni me pagë të ndryshme. Ju e shikoni vetë dhe e ndiqni vetë, Policia është si një skuadër; edhe pasi ke mbaruar së luajturi, je i lidhur me të.

Ne duam të rrisim pagat, të përmirësojmë kushtet dhe të përmirësojmë teknologjinë e Policisë së Shtetit. Ju jeni baza mbi të cilën është ndërtuar më tej muri i Policisë së Shtetit. Do të bëjmë më të mirën dhe do të veprojmë për të sjellë më shumë në familjet tuaja nga çfarë do të sjellë më tej ekonomia jonë.

Më shumë video