Subscribe

Një ditë pasi ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann kritikoi draftin e amnistisë fiskale, kryeministri Edi Rama bëri të qartë se qeveria nuk do të tërhiqet nga nisma, pavarësisht kundërshtive.

 

 

Për Ramën, është e papranueshme që ambasadorët të etiketojnë shqiptarët si kriminelë.

 

 

Bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar, sipas tij, do të jetë vetëm për të përmirësuar më tej draftin, por vendimmarrja finale do t’i takojë qeverisë.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Është e papranueshme të na tregojmë krimin dhe kriminelët si puna e atyre organeve të trafikuara. Që mbetën stampë në flamurin tonë kombëtar. Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit në botë. Janë pakicë 1%. Më pak ndërkohë që 99% janë njerëz si ata që janë këtu që kanë ardhur dhe janë martuar dhe me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë. Mbajnë ekonominë e tyre familjare. Është e papranueshme kjo gjuhë që guxojnë të përdorin në gjuhë të huaj kundër nesh. Ata nuk kanë asnjë faj sepse ne jemi këtu të parëT. Një skandal, e paimagjinueshme, por ne do të vazhdojmë përpara se është gjëja e duhur dhe e drejtë. Sa shqiptarë kanë shkuar në Britani me emër tjetër, si të larguar nga lufta, sepse ishin në pikë të hallit. Sa vite kanë punuar ashtu, ku do i çojnë kursimet e punës në të zezë, që e kërkojnë dhe paguajnë pronarët në këto vende, nuk i lënë ata në rrugë ne. Do bëjmë të gjitha ato që duhet, edhe amnistinë për të cilën duhet një draft sa më i dakordësuar me miqtë tanë ndërkombëtarë, ta bëjmë për njerëzit tanë, për vendin tonë. Pastaj duhet mbështetja e nevojshme në Parlament.”

 

 

Gjatë një takimi në Përmet me bizneset e zonës, kryeministri u ndal edhe te kriza energjetike. Ai la të hapur mundësinë që fasha e 800 kilovatorëve për familjarët të hyjë në fuqi në nëntor, nëse nuk do të ketë reshje.

 

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Nuk hyri në fuqi sepse e thashë dhe përsëris, ne rrimë dhe mezi presim të shikojmë një mundësi të vogël që krijohet për të bërë një hap më shumë për të lehtësuar barrën e familjeve dhe të biznese të vogla sidomos, një mundësi të vogël. U krijua një mundësi e vogël për ta shtyrë vendosjen e fashës dhe për të mos e vënë në muajin tetor sepse patëm nga një anë një ulje të konsumit. Të paktën ne që jetojmë përditë me këtë shqetësim dhe rrimë shikojmë qiellin edhe pse kemi të dhënat nga shërbimet meteorologjike që janë me një saktësi pak a shumë të plotë dhe edhe për muajin nëntor po rrimë po presim të shikojmë nëse do të na krijohet një mundësi, që për momentin nuk e kemi dhe për këtë arsye duhet të kursejmë, kursejmë, kursejmë.”

 

 

 

Sa i takon krizës së çmimeve, Edi Rama tha se qeveria do të vazhdojë mbështetjen për grupet në nevojë. Shpërblimi i fundvitit për pensionistët dhe zerimi i taksës për pagat deri në 500 mijë lekë, sipas kryeministrit, janë dy masa që do të ndihmojnë më tej në zbutjen e inflacionit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *