“Marrëdhënia kryesore e Shqipërisë me boten është droga”. Kështu shprehet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ne nje status ne Facebook. Ai shkruan se: “Shefi i antimafias italiane, Franko Roberti, i ka rënë edhe një herë këmbanave të alarmit për rrezikun që droga shqiptare po i sjell Italisë, duke fuqizuar krimin e organizuar që ka çuar në përplasje mes grupeve rivale mafioze”.

 

Sipas Bashes, në Shqipëri situata është akoma më dramatike sepse ekonomia dhe politika dominohen nga droga. Kryedemokrati shprehet se pd prej katër vjetësh ka paralajmëruar për gjendjen dhe pasojat e pritshme të drogës, ka denoncuar politikanët dhe kriminelët e lidhur me drogën dhe ka ndërmarrë nisma ligjore kundër futjes në politikë të njerëzve të lidhur me krimin. Lideri i opozitës thotë se: Edi Rama nuk do të shkëputet kurrë nga droga, përkundrazi, do të vazhdojë të përdorë paratë e saj për të fuqizuar pushtetin e tij personal.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *