E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Nuk i kemi rritur taksat 

Bashkëbisedimin me qytetarët e Lushnjës, kryeministri e ka fokusuar tek çështja e taksave dhe tatimeve, një teme kjo e cila ka marrë vëmendje të veçantë kohët e fundit,  pas disa ndryshimeve fiskale.

 

Kryeministri ka përforcuar qëndrimin e tij se qeveria qendrore nuk ka rritur barrën fiskale, madje për këtë ai ka sfiduar edhe qytetarët e pranishëm në sallë.

 

Reklamë

E gjithë kjo amulli e krijuar në opinion publik, Rama thotë se ka ardhur nga fakti se qytetarët nuk paguanin detyrimet ndaj shtetit, duke krijuar pabarazi ndaj tyre.

 

Më herët gjatë takimeve në Fier me zyrtarët vendor, Rama i bëri  një paralajmërim punonjësve të hipotekave, të cilët sipas tij do të përballen me ndëshkime në rast se nuk i shërbejnë siç duhet qytetarëve.

Më shumë video

Reklamë