Subscribe

Protestës kombëtare të thirrur të enjten nga pedagogët e disa prej universiteteve të vendit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj:

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ata që dalin atje ta harrojnë se do të kenë një rritje tjetër dhe një figurë e SHIK-ut, e atij SHIK-u famëkeq nuk mund t’i japi orientim dhe nuk mund t’i imponohet dot, bashkë më një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën që kanë në universitet me foloren. Dhe që për turpin e tyre bëjnë protesta për të çuar ujë në mullirin e çorbës së rubalvë , non-gratave dhe spiunëve të fshehur për 30 vite.

 

Pedagogët protestues i akuzoi se për qëllimet e tyre politike po ndërshkojnë studentët duke i lënë pa mësim.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Nuk mundet do të dalësh e të bësh protestë e të lesh pa mësim studente dhe studentë që prindërit paguajnë që të rrijnë atje, në këto kushte. Për ata mesazhi im është shumë i thjeshtë . Nuk jeni as pensionistët, as si ushtarakët, as si punonjësit e policisë, as si mjekët, që kanë një rrogë fikse, jeni me autonomi. Pra një pjesë do ta merrni nga qeveria dhe një pjesë do ta nxirrni vetë.

 

Përballë krizës së energjisë elektrike dhe premtimit se edhe për nëntorin ekziston mundësia që të mos zbatohet 42 lekëshi për një kilovat orë mbi fashën 800, kryeministri Edi Rama tha se për prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike do të ketë një taksë të jashtëzakonshme. Për të dytën herë, pas Përmetit, në Gjirokastër, Edi Rama nuk dha asnjë të dhënë për zbatimin e saj.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ju po fitoni shumëfish, jo se keni bërë ndonjë gjë, por sepse fati i keq e solli, që gjithë të tjerët të goditeshn shumëfish dhe ju të përfitoni shumëfish. Tani juve do të keni një taksë të jashtëzakonshme. Ne do të marrim një pjesë të këtij shumëfishi tuaj dhe nuk do ta marrim për t’ua dhënë pronarëve të mediave por për t’ua dhënë në rradhë të parë pensionistëve.

 

Ende pa u zyrtarizuar projektbuxheti i 2023-it, kryeministri i garantoi pensionistët se do të marrin shpërblimin e fund-vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *