Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin i cili zhvillohet me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit deklaroi se Shqipëria po vijon rrugën e reformave me qëllimin për të arritur në BE.
Siaps tij në BE nuk ka gjeopolitikë dhe luftë që të fut, nëse nuk e meriton. Rama tha se edhe Ukraina që ka gjithë mbështetjen e perëndimit sot, nuk do të mund të futet në BE nëse nuk kryen detyrat.
Ndërsa theksoi se sot Shqipëria mban vendin e parë sa i përket Prokurimeve Publike.
“BE nuk fal asgjë, kur vjen puna te standardet dhe kriteret nuk ka as gjeopolitikë, as luftë as kriza të çdo natyre që ta bëj BE-në të mbyllë sytë. Kjo është kaq e vërtetë sa dhe Ukraina që ka gjithë këtë mëbshtetje kolosale kur vjen puna te hapat për tu bërë anëtare e BE do të bëjë të gjithë detyrat, dhe nuk bëhet anëtare nëse nuk i bën të gjitha detyrat. Unë vij te ajo që Silvio me zemërgjerësi citoicitoi se kjo është arsyeja se pse ky proces është bekim për të ndërtuar Europën kët,. Kjo është arsyeja pse është fat që jemi në qendër të Europës dhe jo në Afganistan pasi kemi siç ka Komisioni i Posaçëm një tërësi ekspertësh që sjellin dijen e tyre dhe i japin dokumentit dijen e plotë të një burim për mënyrën si ndërtohet shteti i së drejtës që nuk e ka askush në BE. Kjo na jep ne mundësinë që jo vetëm ta ëndërrojmë Shtetin e së Drejtës por dhe ta ndërtojmë Shtetin e së Drejtës. Mund ta bënin dhe në Afganistan reformën në Drejtësi, por nuk mjafton ta bësh por dhe të dish ta bësh. Te dija në një vend si i yni në një traditë mizerabël si i yni që nga viti 1912 nuk ëhstë ngritur një akuzë e vetme për njeri të pushtetshëm, mund ta marrim falë BE-së që është banka e dijes lidhur me si ndërtohet një jetë e tërë institucionale. Thënë të gjitha këto dua të prek një pikë tjetër, sot Shqipëria është vendi i parë në rajon për prokurimet publike nga pikëpamja e efiçencës e transparencës dhe integritetit. BE nuk është gazetë gjermane dhe është isntitucion me lup përdor një instrument që deri më sot nuk është konstenstuar kurrë. Është i njëjti instrument që është përdorur edhe më parë, dhe nuk i ka thënë këto që i ka thënë sot. Sqhipëria është e para dhe Prokurimet Publike janë një fushë që hyjnë te kapitulli i themeloreve për të cilën deri në momentin e anëtarësimit BE nuk na ka vendosur piketa të ndërmjetëve që do të thotë sistemin tonë të prokurimeve e konsideron sistem europian”, tha Rama.