42 parti janë regjistruar në zgjedhje ndërkohe që Partia Demokratike së bashku me LSI-në zyrtarizuan bojkotin e procesit zgjedhor. Ky moment ngriti në foltoren e kuvendit kryeministrin Edi Rama i cili përvijoi rrugën e mazhorancës .

 

“Në nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër përvçse të vijojmë rrugën tonë pa u ndalur të merremi me ta, dmth pa u devijuar nga rruga e zgjedhjeve të 30 qershorit.”

 

Por këtë herë qasja e kryeministrit Rama ndaj situatës ishte ndryshe, përreth 40 minuta Rama ka shpjeguar se përgjegjësia për krizën politike nuk është përgjëgjesi e mazhorancës duke risjellë në vëmendje marrëveshjen e 17 majit të dy viteve më parë.

 

Kjo kujtesë duhet tju vlejë të gjithë atyre që sot mendojnë se keto zgjedhje janë anormale kur PD e LSI mungojnë, por ne kemi bërë gjithçka, përtej gabimeve tona të shmangshme ne mund të ballafaqohemi me këdo për të provuar se nëse ka një garë se cila forcë politike i ka dëgjuar me shumë kritikat në këtë garë e fitojmë me diference të madhe.”

 

Nga foltorja e parlamenti lideri i mazhorancës Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që e akuzojne për mazhorancë.

 

Na akuzojnë për arrogancë, pro kam frike se përtej interpretimeve të mundshme, ngatërrojnë vendosmërinë për të çuar përpara reformat që kemi marrë përsipër me arrogancë.”

 

E për të bërë diferencen mes kesaj qeverie e parardhëses Rama ka sjellë në vemendje 21 janarin.

Se nuk i hyj kush i ka dëgjuar protestuesit e opozitës pa u kërcitur plumbin ballit, pa i prekur me dore, tani na thone pse na prekni me gaz, po me cfare tu prekim me palma qe tu fryje era e te vini ne pushtet.”

 

Ndërsa në lidhje me denoncimin e opozitës për fenomenin e blerjes së votës Rama ka shigjetuar LSI.

 

“Bëjeni një prove të rrije LSI një turn pushim e shpëton Shqipëria”

Rama ka komentuar edhe partinë me te re të së djathtës, Bindjen Demokratike

 

“Po pse e kam formuar une bindjen demorkatike, pse une e jo saliu, ku ndryshon patozi nga saliu, ose me sakte nga patozi, vetem ne nje pike qe luli bente pazarin astriti e mbronte, patozin e futi saliu ne zgjedhje qe te kemi nje cun ne rruge nje ne zgjedhje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *