E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama nuk humbet kohë, pas Kongresit shkon në Presidencë për dekretimin e ministrave të rinj

Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur aspak kohë. Pasi ka njoftuar ndryshimet në qeveri në Kongresin e PS, ka shkuar drejt në presidencë, ku do t’i dorëzojë emrat e rinj të ministrave Presidentit Bajram Begaj.

Burime për Vizion Plus konfirmojnë se kryeminsitri Rama tashmë ndodhet në Presidencë me emrat e mnistrave të rinj të cilët do të dekretohen nga Begaj.

Reklamë

Ndryshimet në qeveri:

Ervin Hoxha emërohet si ministër i Brendshëm në vend të Taulant Ballës.

Reklamë

Petrit Malaj zë vendin e Ervin Metes te Financat.

Pirro Vëngu emërohet ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit.

Ndërkohë që Elisa Spiropali është larguar si Ministre e Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin për tu emëruar kryetare Kuvendi në vend të Lindita Nikollës.

Në vend të Spiropalit është emëruar Taulant Balla.

Gjithashtu Bledi Çuçi largohet si kryetar i grupit parlamentar socialist, në vend të tij emërohet Niko Peleshi.

Çuçi emërohet nënkryetar i Kuvendit.

/Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë