Rama: Nuk do ja kthejmë shpinën Kosovës, do të ndihmojmë vëllezërit tanë për vaksinat
Shqipëria do të ndihmojë Kosovën për vaksinat. Një pjesë e dozave të para të vaksinës do të shkojnë për stafin mjekësor në spitalin COVID të Prishtinës.
Diçka të tillë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi që pati këtë të premte, ku njoftoi sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës nga Pfizer.
“Ndryshe nga BE, ne nuk do ja kthejmë shpinën Kosovës, duke e lënë në proitjen dhe në ankthjin torturues të nisjes së vaksinimit. Nuk ja zgjidhim dot krejt këtë hall të madh motrave dhe vëllezërve tanë përtej kufirit, por nuk do të ngurrojmë t’ua qajmë sinqerisht dhe konkretisht hallin që sapo kemi filluar të zgjidhim për vete. Kosovës do të dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha në spitalin COVID në Prishtinë. I kam kërkuar ministres së Shëndetësisë të komunikojë menjëherë me homolgun në Kosovë që të vendosim menjëherë sasinë. Ne shqiptarët nuk e kemi patur në traditë, as në këtë botë egoiste, kthimin e shpinës ndaj tjetrit në nevojë.”




