E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama njofton largimin e Eglantina Gjermenit: Përfaqësoi PS me dinjitet

Emri i Eglantina Gjermenit nuk do të jetë më në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Largimin e saj e ka njoftuar kryeministri Edi Rama.

Në mesazhin e kreut të qeverisë, theksohet se Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni, sollën në PS vlera dhe kontribute të reja për 12 vjet rresht.

“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, shkruan Rama. 

Më shumë video

Reklamë