E hënë, 21 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Nisim garën për 18 qershorin

Zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen edhe pa Partinë Demokratike. Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit javor në Facebook. Shefi i qeverisë tha se ndërsa opozita refuzon ofertën për kompromis, nga nesër, mazhoranca do të nisë fushatën elektorale.

 

Kryeministri Rama akuzoi Berishën dhe Bashën, se po çojnë drejt vetëvrasjes Partinë Demokratike, për shkak të frikës nga vetingu. Por askush nuk do e lërë Shqipërinë peng të opozitës dhe forcave të tjera që duan destabilitetin.

 

Reklamë

Komunikimin e javës kryeministri e shfrytëzoi për t’u bërë apel emigrantëve që të angazhohen me votat e të afërmeve, për të garantuar Shqipërinë e të ardhmes. Rama ftoi në garën elektorale edhe të gjithë demokratët që nuk duan të jenë më pjesë e atyre që po çojnë PD drejt humbjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë