Kryeministri Edi Rama është nisur nga aeroporti i Rinasit drejt atij të Kukësit, me një grup emigrantësh që kanë udhëtuar nga Londra.

 

“Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të “Zayed Flatrat e Veriut”, me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”, shkruan Rama.

 

Në videon e publikuar, Rama dëgjohet teksa iu thotë pasagjerëve që të qëndrojnë të ndarë dhe jo ngjitur me njëri-tjetrin.

 

Avioni me emigrantët kuksianë zbriti fillimisht në Rinas, për shkak sespe Britania e Madhe dhe Kukësi nuk kanë linjë direkte.

 

Pjesë nga biseda:

Rama: Po, për Kukës ëëë?

Emigranti: Po po!

Rama: Po si shpjegohet, u bë aeroporti ë

Emigranti: U bë, u pa puna.

Rama: U pa puna ë, jo do votosh PD tani s’ka diskutim.

Emigranti: Gjë e bukur është bërë.

Rama: Jo unë flas për ty, se ti s’ke besuar

Emigranti: E mbajte premtimin aman.

Rama: Po mos rrini dy veta afër mo vëlla se e keni me vende të ndara, ti që e kthen kokën andej dil këtej, rri në një rresht që është bosh se kështu e kemi bo. Në rregull, gati jeni të gjithë ju, tani vazhdo se ne po nisemi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *