Ndërsa Turqia nuk e ka kaluar ende shokun e sulmeve terroriste kryeministri Edi Rama, ka nisur vizitën e tij zyrtare ne këtë vend. Kreu i qeverise është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Ne qendër te këtij takimi kane qene sulmet kamikaze, çështjet e sigurisë, por edhe ato ekonomike mes dy vendeve. Ndërsa ne konference për shtyp me homologun e tij turk Binali Jollderem, dy kryeministrat u shprehen te vendosur per te bashkëpunuar ne luftën kundër terrorizmit.
“Shqipëria është gjithmonë pranë nesh, po ashtu dhe populli shqiptar. Kjo është një kënaqësi e veçantë për re. Çdo lloj terrori, ISIS, Partia Komuniste Kurde dhe organizatat e tjera terroriste, na vërtetuan se ne kurrë nuk mund të mbajmë qëndrime të ndryshime lidhur me luftën që duhet të bëjmë kundër këtyre organizatave terroriste. S’mund të ketë organizata terroriste të mira dhe të këqija. Qëllimi i tyre është të mbjellin vdekjen”.
Ne diten e pare te vizitës ne kryeqytetin turk, Ankara Kryeministri Rama, ka zhvilluar homazhe dhe vendosi nje kurore me lule ne mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturk, themeluesit te Turqisë moderne. Këto momente te veçanta, Rama i ka përcjellë me një koment ne rrjetet sociale, duke i shoqëruar me nje foto. Ne vizitën e tij dyditore, kryeministri shoqërohet nga ministri i financave Arben Ahmetaj, ambasadori ynë ne Turqi, Genti Gazheli si dhe deputeti Bashkim Fino. Rama do te ketë nje axhende te ngjeshur takimesh. Kryeministri ka mbërritur ne Turqi nje dite me pare. Avioni i tij zbriti ne Stamboll, vetëm 5 minuta pas shpërthimeve tragjike ne aeroport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *