Subscribe

Kryeministri Rama ndodhet ne berlin duke shenuar viziten  e pare zyrtare, pas zgjedhjes së Kancelarit  gjerman Olaf Scholz.

 

Ne fillim te vizites ne gjermani shefi I qeverise rama ka zhvilluar vizita ne ambjentet e disa prej kompanive me te njohura ne Europë, nderkohe qe ne mesdite ai ka shkuar ne bashkine e Berlinit.

 

I shoqeruar nga kryetarja e bashkise se berlinit Franziska Giffey, Rama vizitoi edhe sallën e armëve ne bashki, ku u ftua të nënshkruajë Librin e Artë të qytetit të Berlinit.

 

Kryeministri Rama pritet te takoje edhe presidentit e Gjermanise Steinmeier.

 

Nderkohe qe ne oren 18.00 shefi I qeverise Rama do te takohet me kancelarin Olaf Scholz me te cilin do te kete edhe nje konference te perbahsket per mediat.

 

Mesohet se ne fokus te takimit do te jete rruga e shqiperise drejt BE, dhe mundesia per te nisur bisedimet per anetaresim ne qershor, por teme e bisedes do te jete edhe lufta ne Ukraine dhe pasojat e saj ne sigurine dhe ekonomine e vendeve tona.

 

Agresioni rus mbi ukrainen ka sjelle nje vemendje me te madhe te bashkimit evropian ndaj Ballkanit Perendimor per te shmangur ndikimin e faktoreve te trete ne rajon.

 

Ne kete situate shqiperia e Maqedonia e Veriut ndodhen ne nje situate me pozitive per te marre nje date per zhvillimin e konferences se pare nderqeveritare BE-Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *