E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama nis takimet me Diasporën

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ditën e parë të qëndrimit të tij, në orën 9 te mbrëmjes, me orën lokale, ai do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në Nju Jork, në një aktivitet të titulluar: “Të ndërtojmë urën e munguar mes diasporës shqiptare dhe atdheut”. Aktivitet që do të zhvillohet në Muzeun e Trashëgimisë së hebrenjve. Vizita e kryeministrit Rama në Shtetet e Bashkuara, do shënojë kulmin e saj në takimin që do të ketë në Uashington me presidentin Barak Obama. Ky është takimi i parë zyrtar në zyrën ovale në Shtëpinë e Bardhë. Pjesë e delegacionit shqiptar, janë edhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit niset drejt Shteteve te Bashkuara mëngjesin e se martës. Takimi zhvillohet më rastin e 25 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Gjatë këtij takimi, mësohet se tema te diskutimit do të jenë bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën globale kundër terrorizmit, si dhe siguria e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, ku Shqipëria vlerësohet me notat maksimale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë