Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha u ka shpjeguar banoreve te Pogradecit se përmirësimi i situatës ekonomike duhet te nise nga shembja e shtetit paralel qe kryeministri Rama ka ndërtuar me Shullazin, Balilin apo edhe Kokedhimen e Ahmetajn. Ndërsa ka dëgjuar shqetësimet e biznesit ne kete qytet, Basha ka theksuar se lufta kundër korrupsionit është beteja e pare qe duhet zhvilluar.

Basha: Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet t’i merrje ti. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet të shkojnë për ilaçet nëpër spitale, pajisjet nëpër spitale. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e pensioneve e të ndihmës ekonomike. Ka një shtet brenda shtetit dhe ky është Koço Kokëdhima, është Klement Balilaj, është Emiliano Shullazi, është Saimir Tahiri, është Edi Rama, është Arben Ahmetaj. Ka një shtet brenda shtetit, po nuk shkatërruam këtë shtet brenda shtetit kjo mynxyrë do të vazhdoj.

Lideri i opozitës ka premtuar se me ardhjen e PD ne pushtet fokusi do te jete tek investimet qe hapin vende pune.

Basha: Po si mund të rritet ekonomia kur gjithë paratë që mblidhen nga taksat shkojnë për luks qeveritar?! 90 milionë euro i kanë bërë orendi për zyra, për zyrat e Shukriut e të shukrive. Paratë do të kthehen në investime dhe jo investime luksi, investime që do të hapin vende pune.

Sipas Bashes,  lideri i maxhorances Rama eshte përgjegjës per futjen e bandave ne qeveri.

Basha: Nxori njerëzit papunë, riktheu bandat jo vetëm në Shqipëri por edhe në qeveri. Morën 180 milionë euro oligarkët dhe bandat. 2.2 miliardë në dy vjet janë zhdukur nga financat e shtetit. Këto janë paratë që iu mungojnë kasapëve.

Gjate takimeve ne Pogradec, Basha premtoi ndërtimin e unazës se qytetit, kostoja e te cilës sipas PD eshte 9 milion euro e barabartë me paratë që merr me koncesionin korruptiv Vilma Nushi në 9 muaj.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *