Me tone të ashpra, kryeministri Edi Rama u doli në krah liderëve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për aktakuzat e ngritura për krime lufte. Në fjalën që mbajti gjatë seancës plenare, Rama ngriti dyshime se për çfarë po bëhet gjithë kjo.

“A është kjo sagë tani në emër të drejtësisë, për të dhënë drejtësi të drejytë. Apo është një keqpërdorim i padrejtë me thënë të drejtën i një gatishmërie të gjithëkohshme të kosovarëve për të bashkëpunuar me ndërkombëtarët, me partnerët e luftës çlirimtare për të zbardhur deri në fund çdo akuzë dhe çdo dyshim. Çfarë është nga këto të dyja?”

Kryeministri vijoi më tej duke shtuar se nëse këto akuza të ngritura përgjatë 20 viteve do të ishin të vërteta, atëherë do të ishte gjetur minimalisht një provë. Sipas tij, ky është një model eksperimental i një drejtësie të re ndërkombëtare. Ai nuk e vuri në diskutim që këtu bëhet fjalë për një eksperiment nga drejtësia ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *