Kryesocialisti Edi Rama ka qenë i pranishën në mituingun përmbyllës në qytetin e Vlorëss, ku ka ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 11 majit.
Duke bërë batutë me të pranishmit, Rama tha se nuk do të ishte normale që PS të marrë mbi 80-të mandate në 11 maj në të gjithë vendin, dhe në Vlorë të marrë sërish 8-të mandate, ndërsa bëri thirrje që të gjithë ditëne dielë drejt kutive të votimit për mandatin e nëntë të PS.
“Një shoku im nga Tirana kishte parë memorandumin e Kuçit dhe më tha se si ka mundësi që mandatin e nëntë të Vlorës e vure me 50%. Pse i thashë unë? Më tha, që mos nxjerrë Vlora nëntë mandate për ty dhe PS, kjo nuk ka mundësi. I thashë, ti nuk i njeh vlonjatët. Vlora i thashë mund të nxjerrë dhe10-të mandate, por problemi është se si të nxjerr Vlorën nga shtëpia. Dua ta nis duke thënë që çdo vlonjat dhe çdo vlonjate në 11 maj duhet ta lërë për një moment të vërtetën e madhe që i di vetë më mirë të tëra dhe duhet të dalë nga shtëpia, se mua ma ha mendja se me tërë këto transformime, e tërë këtë nam e xhelozi që është krijuar për Vlorën për shkakun tim, nuk është mrië që PS të ngjitet në 80-të e 80-të e kusur mandate e Vlora të mbetet në 8-të mandate”, tha Rama.
Më tej kryesocialisti theksoi se në katër vitet e ardhshme Vlora do të transformohet edhe më shumë, duke u kthyer në destinacionin e dorës së parë të turizmin.
“Unë e di se Vlora dhe vlonjatët i dinë më mirë vetë të tëra, por dua t’i siguroj të tërë në Vlorë, Selenicë, Himarë se në Sarandë, Konispol, Finiq e Delvinë folëm, se nëse në këto vite është bërë për Vlorën sa çështë bërë në të gjitha vitet e bëra sëbashku, në katër vitet që vijnë ne do të bëjmë gjëra që ju duken të pamundura. Nëse do të ishim sot në vitin 2030-të, këtu në Vlorë do të ishet një vend që tërë Evropa do ta mbante në gojë dhe në sy si një destinacion turistik të dorës së parë, i mbani mend këto fjalë”, u shpreh Rama.





