Subscribe

Në vizitën e parë në Ukrainë si kryetar i OSBE-së, kryeministri Edi Rama, përcaktoi si të domosdoshme ndihmën ndaj civileve të prekur nga konflikti gjashtëvjeçar mes Ukrainës dhe Rusisë.

Në konferencën e përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Vadym Prystaiko, fokusi i kreut të qeverisë ishte arritja e një paqeje të qëndrueshme për të mos shkaktuar viktima të tjera të pafajshme.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Do të bëj maksimumin për të siguruar respektimin e parimeve të OSBE dhe të inkurajojë Marrëveshjet e Minskut duke mbështetur përpjekjet e Grupit Tripalësh të Kontaktit dhe procesin e Formatit të Normandisë. Do të punojmë për të garantuar  ndalimin e të shtënave dhe një armëshpushim të qëndrueshëm. Është jetik për jetën e njerëzve. Ky konflikt vazhdon te prodhoje viktima civile dhe kjo është e papranueshme, kjo duhet të ndalë.

 

 

 

VADYM PRYSTAIKO

MINISTER I JASHTEM, UKRAINE

 

Në bisedën me kryeministrin e Shqipërisë cekëm disa sfida, përfshirë marrëdhëniet me Federatën Ruse, konfigurimin politik dhe çështjen e Krimesë, të gjitha këto çështje janë diskutuar edhe me kolegët e Bashkimit Evropian. Besoj këtë vit do të kemi mjaft suksese edhe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

 

Një ditë para vizitës në zonat e konfliktit, kryeministri Edi Rama u angazhua për rritje të burimeve njerëzore dhe financiare për misionin special të monitorimit të OSBE-së në lindje të Ukrainës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Kontrubuti i i misionit të posaçëm është unik për të ulur tensionet dhe për të nxitur paqen. Eshte e nevojshme ta mbeshtesim me nje buxhet solid per tu siguruar qe ky process monitorimi te vijoje te beje punen me mire duke e mbështetur atë edhe me teknologji. Shpresoj qe moti do te na lejoje ta perfundojme kete vizitë drejt Ukrainës lindore ku dua te shoh personalisht situaten e sigurise, ate humanitare dhe ndikimin praktik ne terren.

 

Agjenda e takimeve të kryetarit të OSBE-së vazhdoi me takimet me kryeministrin, presidentin dhe kryetarin e parlamentit të Ukrainës me fokus forcimin e marrëdhënieve me OSBE-në dhe kontributin në zgjidhjen e krizës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *