Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën e tij elektorale duke u ndalur në Tepelenë këtë të premte.

 

Para qytetarëve të kësaj zone, kryesocialisti u zotua se projektet e nisura do të përfundojnë dhe Tepelena do të kthehet në motor ekonomik.

 

Ai kërkoi votëbesim me argumentin se turizmi do të kthehet në pikën e fortë të Tepelenës.

 

“E ardhmja e Tepelenës ku unë fus edhe Memaliaj, kemi 4 kompani që janë në garë për rrugën Ballaban-Beran, mblidhni mendjen mos na fusni në mes të rrugës ferra. Bashkojuni në mënyrë që ti çojmë edhe më shpejt përpara punët. Kalaja është në punë sot që flasim, dhe kur të vijmë prap këtu, kalaja nuk do të jetë më kantier, por do të jetë një tjetër motor ekonomik. Ty brenda do të ketë shërbime, hoteleri të vogël, kalaja do të gëlojë nga turistët. Kujt do ti shkonte mendja që ato që kanë ikur prej vitesh do të investonin 40 milionë euro në këtë bashki. Po ju them se katërfishi i tyre do të investohet në vitet në vijim. Bëni agroturizëm, sepse këtu fitoni shumë më tepër sesa të punosh për grekë dhe për italianë, e kanë parë që funksionon e kanë bërë dhe do ta bëjnë edhe më shumë”, tha Rama.

 

Në të njëjtën kohë, kryesocialisti nuk la pa përmendur edhe kundërshtarët e tij për të cilët kërkou që të mos votohen.

 

Duke iu referuar si ‘çifti salikja’, Rama tha se shqiptarët nuk duhet t’I japin më asnjë shans Metës e Berishës. Për këtë të fundit theksoi se ka borxhe gjaku për të cilat do japë llogari para drejtësisë.

 

“Sot jemi në një epokë tjetër, ky lumi këtu ka marrë status të veçantë në Evropë, dhe e njeh si park kombëtar të lumit të egër në trupin e saj, dhe kjo nuk është çështje statusi, por është çështje e të ardhmes ekonomike pasi numri i turistëve do të shumëfishohet vit pas viti. Çifti “salikja” vijnë bashkë vërdallë, salike non grada nuk kanë shans më që të japin më shqiptarëve por duhet që të japin llogari për borxhet e gjakut në bulevard dhe për hidrocentralet e vjedhura drejtësia vonon por nuk harron. Ky flamur është i rresektuar si kurrë ndonjëherë më parë në sytë të botës. Të votosh për “Salike” ‘non- grata’-n do të thotë të vendosësh një damkë këtij flamuri”

 

Rama kërkoi votëbesimin e kandidatit të tij në Tepelenë, Tërmet Peçi, për të cilin tha se do t’i shërbejë me devotshmëri komunitetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *