Subscribe

Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste në Shkodër, theksoi se është momenti që PS të mësojë nga gabimet e kundërshtarit, në mënyrë që të mos përfundojnë të ndarë në copa.

Sipas tij nga ndasitë politike dhe vendosja e barrierave e pësojnë gjithmonë qytetarët.

Ajo që po ndodh me atë partinë tjetër që është ndarë në copa e në çika, e që do ndahet edhe më shumë, neve na jep një mesazh shumë të qartë, që ne duhet të kujdesemi të bashkojmë sa më shumë njerëzit e zakonshëm. Shkodra është shembulli se si ndarja nga lart poshtë dhe me kastë, me këmbëngulje dhe cinizëm ndaj njerëzve të zakonshëm, vendosja e barrikadave në çdo lagje në çdo gardh, duke i ndarë njerëzit në tanët dhe tyret, është në dëm të njerëzve. Kush përfitoi nga kjo ndarje në Shkodër? Ja ku është qyteti që e pësoi duke besuar këtë lloj qasjeje politike, ja ku është edhe partia që e ushqeu këtë qasje. Të dyja edhe qyteti edhe partia që ushqeu këtë qasje janë pasqyra e faktit, që këtë e pësojnë vetëm njerëzit. Ne në këtë fazë kemi detyrën e madhe që të jemi një parti që integron, madje të mos e shohim veten si veten dhe si një parti, por ta shohim si një hapësirë për të integruar njerëzit. Nuk ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës ndonjë revolucion në aspektin e heqjes së njerëzve”, theksoi Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se një nga këshillat që i dha Benet Becit në kohën kur mori detyrën si kryebashkiak i Shkodrës, ishte që të mos largonte njerëz nga puna me pretendimin se ata janë të PD-së dhe se duhet të punësoheshin njerëz të PS-së.

Ja kam thënë Benetit që ditën e parë, mos bjer në kurthin që të heqësh njerëz se janë ata e do të sjellim njerëz nga ne, i thashë jepi kohë njerëzve që t’i njohësh. Kush është i zoti për të mbuluar detyrën, nuk ka rëndësi nëse ka votuar 30 vjet ata”, deklaroi kreu i qeverisë. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *