Subscribe

Gjatë një takimi elektoral në Sarandë, kryeministri Edi Rama shpërtheu në akuza ndaj Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Kreu i qeverisë u shpreh se Berisha dhe Meta janë gati të djegin vendin. Sipas tij, presidenti hiqet si kandidat i PD-së dhe zhvillon betejë skutash.

Nga ana tjetër, për kreun e demokratëve, Rama theksoi se fle gjumë kudo dhe kurdiset nga të tjerët.

“Çfarë udhëheqësi është Lulzim Basha, që përveçse fle në këmbë dhe flet si një pllakë gramafoni, nuk ka asgjë në dorë. Një kukull e kurdisur, ndërsa udhëheqësit real të asaj opozite janë Saliu dhe Iliri, ata që morën peng aeroportin, ata që janë gati të djegin Shqipërinë për të arritur synimet e tyre. Janë ata që i bashkon një ankth i madh, një pasiguri e madhe e humbjes përfundimtare të influencës së tyre mbi proceset e vendit, e mbi të gjithë mbi procesin e drejtësisë. Këtë e di gjithë Shqipëria, i madh e i vogël, këtë e dinë edhe demokratët. Me të mbyllur kontratën me aeroportin e Vlorës, ne do të lancojmë kontratën për aeroportin e Sarandës. Pa diskutim që do të jetë një tjetër histori e vështirë suksesi. për pak ditë ne hapim aeroportin ndërkombëtar të Kukësit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *