E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Nga nesër mbyllen të gjitha hyrjet tokësore me shtetet fqinje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke filluar nga nesër (15 mars) do të mbyllen të gjitha hyrjet tokësore nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

 

Reklamë

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë bëri të ditur se kufiri tokësor do të qëndrojë i hapur vetëm për transportin e mallrave.

 

“Nga nesër, e dielë 15 mars në mesnatë, ora 00.00, të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus, mikrobuz apo veturë! Kufiri tokësor i Shqipërisë do të qëndrojë kudo i hapur vetëm për transportin e mallrave . Frikë aspak, kujdes po!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë