Rama nga Lushnja: Po gjuajte shtëpinë me gur, del jashtë!

Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës së anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste, këtë të shtunë ka qenë në Lushnje.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim ai nuk ka komentuar ngjarjen më të rëndësishme të ditës atë të dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ndërkohë që anëtarëve të rinj socialistë u përcolli mesazhin e tij për lirinë. Çfarë është liria kur je brenda PS-së.
“Kur hyn në një parti nuk i bën do të gjitha.Unë që kur hyra në parti hoqa dorë nga ideja që mund të shkoja prapë në plazh nudo. Nuk shkoja dot më, se mbaroi. Po ka dhe të tjera, diskutojmë ne me njëri tjetrin dhe kemi ndonjë shok që thotë jam njeri i lirë. Jo mo se nuk je njeri i lirë, je i lirë ta thuash këtu dhe ta diskutojmë këtu, por nuk je i lirë të dalësh atje e të gjuash me gurë shtëpisë ku jemi bashkë se nuk ka kuptim. Nëse do të dalësh ti gjuash me gurë shtëpisë, ik se nuk je pjesë e shtëpisë.”




