Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me votuesit për herë të parë në qytetin e Korçës. Rama ftoi të rinjtë t’i bashkohen Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se 3 vite më parë vendi ishte i zhytur në prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe. Kryeministri u shpreh se për 25 vite u tha se ky vend nuk bëhet, por sot po behet shtet.

 

“Kam besuar gjithmonë se të aktivizohesh dhe të bashkohesh një ideje dhe një programi nuk do të thotë të bëhesh politikan, por do të thotë të bësh gjera që i vetëm nuk i bën dot. Sot ka shumë arsye për tu bashkuar dhe për të qenë më shumë se asnjëherë tjetër me PS që të çojmë përpara idenë tonë se ky vend mund të bëhet. Sot jemi në një moment që është në udhëkryq, pasi 3 vite më parë ne gjetëm një Shqipëri që ishte ne prag falimentimi dhe e zhytur në borxhe. Ne gjetëm arkën e shtetit bosh. Ne gjetëm një mal borxhesh në sektorin e energjisë. Gjetëm një Shqipëri ku krimi ishte ulur këmbëkryq. Gjetëm një Shqipëri ku për 25 vite u tha klub më klub dhe oborr më oborr se ky vend nuk bëhet, por sot ne po bëjmë shtet”,tha Rama.

 

Kryeministri Rama tregoi edhe atë që ndodhi dje në takimin me negociatorët ndërkombëtarë për të zgjidhur krizën politike në vend. Rama u shpreh se ndërkombëtarët u ofruan draftin dhe u pranua me kusht që të votohej vetingu. “Dje ne vajtëm për dialog pa kushte, me duart hapur. Kryetari i PD nuk ishte në tavolinë, kishte shkuar në një dhomë tjetër. Na thanë ja kush është plani për të garantuar zgjedhje të lira. E pranuam të gjithin. Na thanë janë dhe dy gjëra të tjera. E para të shtyjmë pak zgjedhjet. E dyta të shikojmë ndonjë ministër që të jetë teknik. Ne i thamë që mund t’i diskutojmë këto, por ama çdo diskutim të ketë lidhje me vetingun. Pa vetingun, të gjitha të tjerat s’ka sens të diskutohen”, deklaroi Kryeministri Rama.

 

Rama theksoi se, PD është futur në çadër sepse ka frikë nga vetingu. “PD nuk do të shkojë në zgjedhje sepse do të mbajë në punë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Dje shkuan në takim për të bërë dialog pa kushte. Në tavolinë gjetëm vetëm të huaj, Basha nuk ishte në tavolinë, kishte shkuar në një dhomë tjetër. Pranuam të gjithë planin e negociatorëve që gartanton zgjedhje të lira. E pranuam të gjithin. Pranuam të diskutojmë dhe shtyrjen e zgjedhjeve dhe futjen e disa ministrave teknike në qeveri, por vendosem kusht votimin e vettingut. Jemi gati të diskutojmë çdo gjë në kufijtë e arsyes”, tha Rama. “Ne dje i hapem krahen, por s’kishim ke perqafonim se nuk na erdhi Luli”, tha Rama.

 

Rama tha se Tirana e ka provuar Lulin, por Shqipria nuk ka ndrmend ta provoj. “Sot ne jemi në një moment që është në udhëkryq, sepse 4 vjet më parë, ne gjetëm një Shqipëri që ishte e kërcënuar nga falimentimi ekonomik dhe financiar. Gjetëm arkën e shtetit bosh. Gjetëm shqiptarë të angazhuar në sipërmarrje dhe kërkonin borxhet që ua kishte shtetit. Gjetëm edhe një mal me borxhe në energji. Gjetëm një Shqipëri ku gjysma paguanin dhe gjysma nuk paguanin. Ata që paguanin jepnin para edhe për ata që vidhnin energji. Gjetëm një Shqipëri ku krimi ishte ulur këmbëkryq në çdo qytet. Gjetëm një Shqipëri, kur për 25 vjet u tha klub më klub, shpi më shpi se nuk ia vlen dhe se ky vend nuk bëhet. Në tre vjet e gjysmë ne kemi dhënë provën se vota e shqiptarëve na dha mundësinë të bëjmë realitet shtetin që na duhet. Ne s’jemi të gjithë njësoj. Po të ishim të gjithë njësoj ata s’do ishin futur në çadër, nga frika e vetingut. Nga frika e reformës në drejtësi. Po të ishim të gjithë njësoj, ata do ishin me ne dhe sot do kishte filluar pastrimi i Shqipërisë. Ne duam që prokurorët e korruptuar dhe gjykatësit të shporren”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *