Rama nga Brukseli: Ditë e mirë për Shqipërinë, ambicia jonë të hapim sa më shumë grupkapituj
Kreu i qeverisë në një prononvim për mediat gjatë mbërritjes në “Europa Building”, në Bruksel, ku sot hapet një tjetër grup kapitujsh të negociatave tha se kjo është një ditë e mirë për vendin tonë.
Rama theksoi se hapja e negociatave për klasterin ‘Marrëdhëniet me jashtë’ është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë.
Edi Rama: Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit. Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne!
Çelja e negociatave për klasterin 6 përfshin dy kapituj:
Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme
Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes
Ky pritet të jetë grup-kapitulli që do të mbyllet më shpejt në procesin e negociatave, pasi Shqipëria e ka njësuar plotësisht politikën e jashtme me atë të BE-së, kryesisht në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.
Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksemburg më 15 Tetor çeli zyrtarisht, ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.
Delegacioni shqiptar
1-Edi Rama, kryeministër
2-Igli Hasani, ministër i Jashtëm
3-Majlinda Dhuka, kryenegociatore
4-Pirro Vengu, ministër i Mbrojtjes
5-Blendi Gonxhja, ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
6-Adea Pirdeni, ministre e Antikorrupsionit./vizionplus.tv




