Kryeministri shqiptar Edi Rama nesër pritet që të udhëtojë drejt Italisë për një vizitë pune në Romë.

 

Informacionet bëjnë me dije se gjatë kësaj vizite shefi i qeverisë do të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte.

 

Vizita e kryeminstrit shqiptar në Itali vjen pasi Komisioni Europian vendosi të shtyj datën e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e pak ditë pas vizitës së kreut të ekzekutivit italian në Tiranë ku shpehu qartë mbështetjen e  fortë të Italisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

 

Ndërkohë pritet që takimi i së enjtes Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *