Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se hapja e negociatave me BE ka mbetur për t’u kryer vetëm formalisht.

 

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Berat, Rama tha se ndikim në këtë proces kanë problemet e brendshme të shteteve të BE.

 

Megjithatë, ai shtoi se vendet e BE i quajnë të hapura negociatat me Shqipërinë.

 

“BE është një bashkësi shtetesh që janë faktorë të ndryshëm në këtë proces. Nëse i pyet ata, negociatat me Shqipërinë janë hapur, por hapja e negociatave zyrtarisht lidhet me hapin formal të Konferencës Ndërqeveritare. Jemi në një fazë ku e kemi parë që dinamikat e brendshme të BE dhe hallet e brendshme të një vendi e një vendi tjetër, ndikojnë. Unë për veten time kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Hollandë, ne do të dëgjojmë shumë, por Konferenca Ndërqeveritare nuk do të ndodhë. Do të shohim më mbrapa. Ka ndikuar jashtëzakonisht shumë edhe pandemia. Unë do të jem në Bruksel për pak ditë. Ne i kemi bërë detyrat tona.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *