Subscribe

Faktori ndërkombëtar vijon takimet me zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar, ku në fokus padyshim është reforma në drejtësi. Ambasadori amerikan Donald Lu, është takuar me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka diskutuar mbi vijimin e ecurisë së kësaj reforme. Një ditë pasi Komisioni i posaçëm parlamentar miratoi draftin e reformës në drejtësi, të cilin e vlerësoi ambasadori amerikan si një hap shumë të rëndësishëm dhe theksoi se tashmë ka ardhur koha për miratimin në Kuvend. Më herët gjatë ditës, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i kuvendit Ilir Meta zhvilluan takimin e përjavshëm të ditës së mërkurë, por këtë herë në kulmin e debatit për reformën në drejtësi. Biseda në zyrën e Metës gjati për rreth 45 minuta dhe burime pranë kuvendit pohuan se çështja e draftit te amendimeve kushtetuese ishte ne qendër te diskutimit. Kjo bisede mes dy aleatëve kryesorë vjen ne nje moment teper te rendesishem te ecurisë se reformës ne drejtësi. Paraditen e djeshme Komisioni i posaçëm parlamentar ka votuar ne tërësi draftin e ndryshimeve kushtetuese, me votat e deputeteve te mazhorances, ndërkohe qe opozita braktisi mbledhjen. Ne atë mbledhje prezent ishin edhe ambasadoret e SHBA dhe BE, Lu dhe Vlahutin. Nje dite me pare kryetari i kuvendit Meta ka vene theksin tek nevoja per miratimin e reformës ne drejtësi, por duke nënvizuar votimin konsensusin e opozitës. Ndërkohe qe kryeministri Rama ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ekzistojnë te gjitha mundësitë per gjetjen e nje kompromisi politik, qe do te mundësoje votimin e reformës edhe me votat e opozitës. Por Rama ka nënvizuar se pjesa e draftit te reformës qe flet per procesin e Vetingut, nuk ka asnjë shans te preket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *