Subscribe

Pasi largoi kryebashkiakun Dritan Leli nga PS, kryeministri Edi Rama foli për objektivat që kanë socialistët për Vlorën në 25 prill.

 

Rama tha se PS synon të marrë 9 deputetë në Vlorë, ndërsa nënvizoi se mandatin e tretë e kërkon për të çuar punët transformuese përpara.

 

“Objektivi ynë për Vlorën është të marrim padiskutim si bazë numrin që kemi, 8 deputetë dhe deputete dhe të synojmë maksimalizimin e forcave duke kapur objektivin maksimal prej 9 deputetësh. Është një sfidë që e kemi në radhë të parë me veten sepse kemi bërë shumë për Vlorën, për të gjithë qarkun, por nuk diskutohet që shumë akoma ka për të bërë dhe jo të gjithë e kanë prekur ndryshimin përpara pragut të shtëpisë së tyre. Mandatin e tretë në Vlorë dhe në të gjithë Shqipoërinë ne e kërkojmë si kohë për të vazhduar projektin e  madh të transformimit të vendit. Vlora është në fazën ku hyn në një proces realizimi të disa projekteve të mëdha.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *