Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Turqi, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik.

 

Në këto lojra merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.

 

Rama shkruan në Facebook, se kjo vizitë vjen me ftesë të presidentit Erdogan, ndërsa do të zhvilloj edhe një takim të rëndësishëm pune në Ankara.

 

“Konya, Turqi – Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *