Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka marrë pjesë në Konferencën e 41-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë, ku është shprehur  besim plotë që do të arrihen rezultate serioze në përfundim të kësaj konference.

 

Gjatë fjalës së tij në konferencë shefi i qeverisë ka folur rreth një vizite në Shqipëri të një personaliteti nga Bashkimi Evropian i cili kishte patur frikë fillimisht.

 

Rama tregoi se i ishte dashur ta shoqëronte me eskortë të blinduar, por më pas ai kishte mbetur i habitur me Shqipërinë dhe kishte thënë se priste gjithçka ndryshe.

 

Ndërkohë duke ‘thumbuar’ hotelet ndërkombëtare, kryeministri tha se e vetmja gjë q ëmund të vjedhë të huaj janë pikërisht këto hotele ndërkombëtare.

 

“Përpara pak kohësh më erdhi një mesazh nga një person VIP që është përgjegjës ku kalojë vipat ne Aeroport. Mendova se është zjarr në aeroportin e Rinasit. E kapa telefonin dhe dëgjova që do të vinte një person nga BE së bashku me gazetar. Ai nuk pranonte të dilte nga ambienti i vipave pë të ardhur në Tiranë. Ky person do që të shoqërohet me roje dhe që kanë armë të vërteta, dhe që i gjithë shoqërimi të ketë makina të blinduara. Ai tha se nuk do pistoleta po kallashnikovë. It thash thuaj që nuk bëhet dhe të kthehet nga ka ardhur. Pas 45 minutash me shoqërimin e madh që u bë erdhi. Dhe të bëjë një deklaratë të fortë që Shqipëria të bëjë deklaratë , erdhi të më takonte. Fjalia e parë që më dha : Kryeministër ju detyrohem një falje sinqerisht se kam udhëtuar në shumë vende por në asnjë herë nuk kam përjetuar nga ajo që prisja dhe ajo që pashë. Është ndryshe nga ai vend që do të gjeja. Imagjino që mbrëm kam ecur në Tiranë dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar. I thash se në Shqipëri ka gra të mbuluara por asgjë më shumë sesa kaq. Ja pra shumë që keni ardhur nga jashtë nuk e dinit se si është Tirana. Jam i sigurt që shumë prej jush menduat që do të merrnin ndryshe E vetmja mënyrë si mund të të vidhnin në Tiranë është te faturat e hoteleve ndërkombëtare se ju tarifojnë siç nuk ju kishte shkuar mendja dhe pastaj fshihen në steriotipin e saj Megjithatë që nga 1991 që ishte Korea e veriut e Evropës. aty kishte një berber që priste dhe u priste flakët anëtarve të delegacioneve që nuk ishin të rregullt.  Që prej 91 ne e hapëm Shqipërinë. Patëm vështirësi. Por nuk u prek asnjë i huaj, kjo na vjen nga larg. Shtëpia e Shqiptarit i përket zotit dhe të ftuarit.  Shpreh mirënjohjen time te thellë për gjithçka që bëni ju në një momente të qytetrimit tonë. Që përballet me sulmin më kërcënues për të dhënat personale dhe për privatësinë personale. Nuk e di nëse do t’ja dalim mbanë në këtë luftë. Jetojmë në një epokë ku nuk është turp që të veprojsh në mënyrë të turpshme e të flasësh në mënyrë të turpshme. Lufta kundër kësaj është thelbi. “

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *