Subscribe

Për rreth një orë kryeministri Rama dëgjoi dhjetëra ankesa të qytetarëve shkodranë. Probleme që lidheshin me legalizimet, hipotekat, pronat, energjinë, punësimin dhe drejtësinë.

 

Kryeministri pranoi se drejtësia është problem kryesor në vend gjatë gjithë viteve të pluralizmit. Ndaj tha Rama, në mandatin e parë mazhoranca e majtë u përqendrua tek reforma në drejtësi, e cila kulmoi me votimin e Vettingut.

 

“Problemet e gjykatave nuk i zgjidh dot qeveria. Të drejtën do e japë Gjykata. Por Vettingu do krijojë klimë presioni mbi gjykatësit e prokurorët. Sistemi duhet pastruar nga metastazat e kancerit të gjithë korrupsionit që e ka nënshtruar”

 

Ankesave për situatën në Bashkinë Shkodër, shefi i qeverisë iu përgjigj duke thënë se vota vlen. Madje duke bërë paralelizmin me ndryshimet në Tiranë.

 

Gjatë bashkëbisedimit, nuk munguan as përplasjet verbale mes Ramës dhe një qytetari.

 

Kryeministri ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për pastrimin e administratës nga të korruptuarit. Ai kërkoi që fakteve konkrete qytetarët të denoncojnë çdo punonjës të administratës, që shkelin të drejtat e qytetarëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *