Ndërsa ndodhej në Shkodër për të inspektuar punimet e stadiumit “Loro Borici” kryeministri Rama është përballur me irritimin e dhjetëra banorëve të Nënshkodrës dhe te zonës ku shtrihet projekti, i cili prek disa shtëpi.
“Qeveria është e korruptuar, duam paratë për përmbytje. Nuk do të lejojmë prishjen e banesave te stadium. Do dëmshpërbleheni edhe për përmbytjet, edhe ato të kohës kur qeveriste Berisha.”.
Ata kane insistuar te takojnë kryeministrin dhe për kete kane pritur përpara bashkisë, aty ku Rama po zhvillonte një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi. Akuzave dhe ofendimeve të banoreve, Rama u është përgjigjur duke thëne se projekti i stadiumit do të realizohet sipas parametrave të UEFA-s. Pas tensionit te krijuar , policia shoqëroi disa banorë, në komisariat. Stadiumi është konceptuar të ketë një kapacitet prej 17 mijë vendesh dhe do të kushtojë rreth 15 milionë euro. Ndërkohë mësohet se vlerësimi për dëmshpërblimin e banoreve ende nuk është vendosur. Menjëherë pas takimit me kryeministrin Rama, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi zgjodhi te beje publik qëndrimin e saj, nëpërmjet nje letre te hapur drejtuar kreut te qeverise. Ajo i kerkon kryeministrit te ndërhyrje për një sërë problematikash që shqetësojnë banorët e Shkodrës: dëmshpërblim te banorëve të përmbytur, shtimin e fondeve për rajonin dhe investime. Ndërsa persa i perket ndërtimit te stadiumit, Ademi shkruan se ai duhet të jete sipas standardeve të UEFA-s, dhe banorët të dëmshpërblehen për pronat që iu dëmtohen.