E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama në Selanik: Kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhën shqipe, prezantohen mësueset

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Selanik, në takimin e tij të radhës me shqiptarët jashtë vendit.

Ai e nisi fjalën e tij me lajmin se Ministria e Arsimit do të lidhë kontratë për të mësuar gjuhën shqipe të fëmijëve shqiptarë në Greqi.

Reklamë

Ai prezantoi 8 nga 50 mësuesit që do të ushtrojnë këtë detyrë.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej këtë herë në Selanik. Me lejoni t’iu prezantoj disa nga ne, që sic e premtova pas takimit të paharrueshëm të Athinës do të na ndihmojnë për të qëndruar më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe. Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe me të cilët Ministria e Arsimit do lidhë kontratë për ti mësuar gjuhën shqipe. Siç mund ta merrni me mend janë 8 gra, që dua t’i ftoj në skenë”, tha Rama./vizionplus.tv

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë