Subscribe

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin vjetor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Sarajeve, me fokus të veçantë Ballkanin dhe investimet në rajonin tonë.Kreu i qeverisë në fjalën e tij shpreh se rajoni i Ballkanit duhet të jetë i unifikuar.

 

Edi Rama: Mendoj se nuk duhet të presim të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, për të pasur modelin tone të zonës Shengen. Nuk më bën sens që jemi kaq mbrapa në komunikim, veprime dhe liri në një hapësirë ku duhet të marrim pjesë, për të pasur një treg më të madh, për të pasur më shumë hapësira e mundësi. BE-ja po bëhet gjithmonë e më shumë si Ballkani, në sensin që është gjithnjë e më pak e parashikueshme. Pra, në këtë mjedis, do i thoja të gjithë njerëzve të pranishëm këtu, që kanë ardhur në Sarajevë për biznes dhe që i përkasin komunitetit të biznesit, ndër mjediset e ndryshme të paparashikueshme, ne jemi më i miri, sepse kemi taksa më të ulëta dhe kemi kosto më të ulët pune. Të investosh në Ballkan tani, në çdo vend të Ballkanit është vendim i mirë.

 

Ndërkohë i pyetur nga gazetaret për protestat e organizuara dhe mosardhjen e presidentit serb Aleksander Vucic ne Tiranë në samitin e Brdo-Brijonit, kryeministri u përgjigj se askush nuk duhet te shqetësohet.

 

Edi Rama: Ka shumë më tepër çështje në Britani sesa ne Ballkan, kështu që mos u shqetësoni, nuk jemi vetëm.

 

Rama shtoi se ky është një moment shumë rëndësishëm i vitit dhe se të gjithë janë shumë të ndërgjegjshëm për çfarë duhet bërë sa i përket bashkëpunimit rajonal, tregtisë së lire dhe tregut të përbashkët rajonal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *