Subscribe

Kryeministri Edi Rama merr pjese ne Samitin e Parisit ne France, në funksion të zbatimit të objektivave të “Procesit të Berlinit”, nismë e ndërmarrë nga kancelarja gjermane Merkel, tre vite më parë. Kreu i qeverisë është pritur nga presidenti francez, Fransua Holond, para nisjes së këtij takimi të përbashkët mes liderëve të unionit dhe zyrtarëve të Ballkanit. Samiti do përmbyllet me miratimin e 3 projekteve, ate per rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, per ndërtimin e segmentit hekurudhor Tiranë -Rinas dhe ai për ndërtimin e linjës hekurudhore mes Nishit në Serbi dhe Kosovës. Ne samit do të nënshkruhet marrëveshja për ngritjen e zyrës rajonale të bashkëpunimit rinor, e cila do ta ketë selinë në Tiranë. Krahas projekteve në terren, kjo tryezë ka dhe një rëndësi për të ardhmen evropiane të Ballkanit. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, thekson se takimi dëshmon se BE-ja, do të vijojë me procesin e zgjerimit me shtetet e tjera ta Ballaknit perëndimor. Me herët, gjate qëndrimit ne Paris per samitin e Ballkanit Perëndimor, shefi i qeverise shqiptare ka patur edhe nje takim me homologun serb Aleksander Vuçiç. Mediat ne Beograd transmetuan pamje te takimit, pas te cilit Vuçiç deklaroi se prioritet per dy vendet mbeten marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi rajonal. Kjo është e rëndësishme per paqen e stabilitetin ne rajon, por edhe per ekonomitë e dy vendeve. Vuçiç tha se pritoritete per te jane gjithashtu ndërtimi i hekurudhës Nish-Prishtine dhe vendosja e fluturimeve te kompanisë “Air Serbia” nga Beogradi drejt Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *