Subscribe

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar samitit të kombeve të bashkuara për klimën që ka nisur punimet në Glasgow të Skocisë dhe do të vazhdojë për dy javë.

Shefi i ekzekutivit u prit nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Përfaqësuesit e rreth 200 vendeve dhe organizatave, do të diskutojnë për masat që duhen ndërmarrë për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike ndërsa synimi është që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën para-industriale.
Kryeministri Boris Johnson në ceremoninë e hapjes u shpreh se ccdo dështim na ccon drejt katastrofës.

BORIS JOHNSON
KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE
“Sa më gjatë të dështojmë të veprojmë, aq më keq bëhet dhe aq më i lartë është çmimi kur përfundimisht jemi të detyruar të veprojmë nga katastrofa. Ne duhet të veprojmë tani. Zemërimi dhe padurimi i botës do të jenë të pakontrollueshme nëse nuk marrim përgjegjësinë për të ndihmuar të gjithë të tjerët, duke lëvizur drejt ekonomive të gjelbra.”

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se varësia ndaj lëndëve djegëse fosile po e shtyn njerëzimin drejt pikës së fundit. “Ne po gërmojmë varret tona”-u shpreh Guterres duke bërë thirrje për veprim urgjent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *