Video · Politikë
Rama në Samitin e Diasporës: Do ndërtojmë muzeun Arbëreshë në Shqipëri, ja vendi
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës bëri me dije se do të ndërtohet në Shqipëri muzeu Arbreshë.
Reklamë
Rama tha se ky muze do të ndërtohet në kalanë e Skënderbeut.
Reklamë
“Do të ndërtojmë një program të posaçëm për bashkitë për t’i dhënë jetë këtij binjakëzimi për të krijuar një urë komunikimi të vazhdueshëm mes komunitetin arbëreshë dhe Shqipërisë.
Lindi dhe ideja e muzeut arbëreshë në Shqipëri ndërkohë që komuniteti Arbreshë kanë ruajtur me fanatizëm relike të jashtëzakonshëm .
Iu kemi gjetur vendin dhe ku tjetër veçse se në Kalanë e Skënderbeut. Janë një sërë idesh që i japin jetë kësaj marrëdhënies”, tha Rama.
Më shumë video
Reklamë




