Subscribe

Nga Londra, Kryeministri Edi Rama vlerësoi reformat qe sipas tij, kane kontribuar ne përmirësimin e klimës se biznesit ne vend. Rama mbajti nje fjalim ne samitin e Bankes Evropiane per Rindërtim e Zhvillim per investimet ne Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është ne procesin e transformimit te modelit te saj ekonomik nga modeli i rritjes tek ai i qe mbështetet tek investimet dhe eksportet. Qeveria po kryen reforma te forta strukturore dhe synon qe rritja ekonomike te jete 3, 4 perqind kete vit. Rama renditi një seri reformash te rëndësishme, mes te cilave edhe atë ne sektorin energjetik, qe për here te pare pas dy dekadash është kthyer nga barre ne kontribuues për buxhetin e shtetit. Shefi i qeverise ftoi investitorët qe te vijnë ne Shqipëri.

Edi Rama: Kemi ende shume pune per te bere, por ata qe do te presin per te ardhur derisa gjithçka te jete ne rregull do te pendohen nesër qe nuk investuan sot. Edhe pse nuk kemi nje ambient perfekt, ka disa mundësi me shume qe nuk do t’i gjeni ne nje ambient perfekt.

Por gjate seancës se pyetje-përgjigjeve ne samit, Rama shkëmbeu batuta me kryeministrin serb Vuçiç, kur ky i fundit tha se përveç integrimit ne BE, Serbia kërkon te kete marrëdhënie te mira me Rusine.

Edi Rama: BE është më i kujdesshëm ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave.

Aleksander Vuçiç: Ne jemi ne fushate zgjedhore ne Serbi. Nuk e dija qe do te keni edhe ju zgjedhje.

Edi Rama: Nuk kemi zgjedhje, unë po ju mbështes ju..

Ne samitin e BERZH liderët e rajonit ranë dakord per me shume bashkëpunim mes vendeve, ne mënyre qe te përballohen sfidat e tregut global.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *