Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të shtune në kuadër të turit “Bashkia që duam”, ka qenë në qytetin e Përmetit, ku zhvilloi një takim me qytetarët, mbi atë që është bërë nga qeveria dhe atë që duhet të bëhet.

 

Në fjalën e tij shefi i qeverisë është shprehur se qeveria do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve që e kanë votuar ose jo, për të sjellë frymën e ndryshimit siç ka bërë deri më tani.

 

Gjithashtu në fjalën e tij në Permet, Rama ka komentuar dhe situatën politike në të cilën është përfshirë vendi javën e fundit ku është shprehur se shpreson se veprimi i disa të papërgjegjëshme të cilët nuk marrin përgjegjësitë e tyre të ndikojë në të ardhmen e vendit.

 

“Kjo që na ka ndodhur javën e fundit lutem që të mos ju kushtojë njerëzve dhe puntorëve në këtë drejtim. Permeti turizmin e ka bazën kryesore te të ardhurave, mos ju kushtojë atyre që presin sezonin turistik, të mos ju kushtojë atyre që presin dhe sidomos nga raporti i sezonit të fundit mbi numrin e turistëve. Nga ajo e shtuna ku u prodhua dhunë që duke nxitur disa qorra ti binin me kokë murit të kryeministrisë nuk dëmtojnë vetëm Shqipërinë, por çdo njeri që ka vendosur të jetojë në këtë vend, demtojnë rrugëtimin tonë Evropian. Cili shqiptar bindje politike apo përkatësie mund të pranojë që sot në 2019 të kërcënohet nga fantazmat e 1997 për çfarë për ti shpëtuar Saliu, drejtësisë Luli karriges së kryetarit të partise apo Mona mesit të tepsise. Këto nuk janë arsye. Kush mund ta hajë broçkullën se këto po e bëjnë këtë për integrimin kush mund ta hajë, jo vetëm në demokracinë evropiane po askund nuk është bërë kjo. Kush fiton bën qeverinë dhe kush opozitë qëndron aty, dhe i themi popullit që nuk i duam detyrat që na ke dhënë por vepro ti për ne, si mund të mbështeten gjëra të tilla, ato janë shprehja e mbështetjes më kuptimplotë e të dyjave.”

 

Ndër të tjera kryeministri ka deklaruar se mazhoranca nuk ka ndërmend të lërë mandatin por do të vijojë punën deri në fund dhe për sa kohë që shumica e voton për të qenë aty.

 

“Unë dua të theksoj se nuk kam pe për të lëshuar, por kam një punë për të mbaruuar, sipas kontratës që na ka dhënë shumica e shqiptarëve, të qeverisim derisa të mbarojë mandati ynë, ne e kemi marrë këtë detyrë nga njerëzit dhe do të qeverisim deri në fund.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *