Subscribe

 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishem ne Komitetin Rajonal për Europën te Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i mbledhur në takimin e tij vjetor në Romë. Ne fjalen e tij Rama u ndal tek prioretet e qeverise shqiptare per shendetesine.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Për ne, objektivi për mbulimin universal shëndetësor mbetet ylli polar i politikës sonë të shëndetësisë. Deri pak vite më parë, një e pesta e popullatës, ose 600 mijë qytetarë të pasiguruar ishin të përjashtuar nga mbulimi universal shëndetësor. Por jo më. Sot, çdo qytetar shqiptar, i siguruar ose jo, gëzon këtë të drejtë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka mirëpritur kontrollin e përvitshëm mjekësor bazë, pa pagesë, check up-in, për personat e moshës nga 35 deri në 70 vjeç. E njëjta vlen edhe për vizitat nga mjeku i familjes, një shërbim pa pagesë për çdo person. Programi ynë Pa duhan është vlerësuar gjerësisht nga OBSH-ja, që i konsideron “përpjekjet tona energjike si themelore në mbrojtjen e shëndetit publik nga epidemia e duhanpirjes”.

 

Kryeministri nenvizoi dhe nje tjeter arritje te qeverise shqiptare, ate te heqjes se TVSH-se prej 10 për qind mbi ilaçet.

Të gjitha këto reforma, sipas Rames, kanë ulur shpenzimet personale për kujdesin shëndetësor nga 57% të totalit në 43% dhe synimi është që deri në fund të mandatit të ulen në nivelin 35%

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *