Subscribe

Në praninë e 50 liderëve dhe të presidentit Volodimir Zelensky, kryeministri Edi Rama do të drejtojë sot debatin e nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit me vëmendjen te Ukraina dhe pasojat që solli lufta atje nga Rusia .

 

Udhëheqjen e këtij diskutimi ku Rusia ka përfaqësinë e saj nga Edi Rama është cilësuar si takimi më i rëndësishëm që nga nisja e konfliktit.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Shpresoj që ky debat i hapur i nivelit të lartë të mobilizojë botën në përpjekjet e saj të përbashkëta për të rritur trysninë ndaj Rusisë për të kthyer rrugë e për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes.

 

Diskutimi në Këshillin e Sigurimit u pri nga pjesëmarrja e kreut të qeverisë në takimine  përvitshshëm të fondacionit “Clinton”.

 

Ai solli në vëmendje edhe një herë nismën e Shqipërisë tanimë të pranuar nga Kombet e Bashkuara për krijimin e një mekanizmi ky privatja me publiken bëhen një kur bëhet fjalë për të ndihmuar me para, mallra dhe shërbime vendet që përballen me luftra apo fatkeqesi natyrore.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

T’i japim jetë një platforme që çdokush në këtë botë donatorësh, kompanish e vullnetarësh mund të marrin informacion për nevojat, për ku është e nevojshme ndihma përmes kësaj platforme të mobilizohen më shumë financime sepse ajo çfarë kemi arritur të kuptojmë gjatë këtij ushtrimi është se në fakt, nevojat në nivel humanitar janë shumë më tepër sesa 55 miliardë këtë vit dhe ajo çfarë është mbledhur është më pak se 11 miliardë. Hendeku pra është shumë i madh dhe nevoja për bashkërendim është e jashtëzakonshme.

 

Duke sjellë si shembull rastin e Afganistanit dhe tërmetin e para katër viteve në vendin tonë, Edi Rama thotë se peshën e funksionimit të këtij mekanzimi sipas formulës Partneritet Publik Privat e kanë në dorë të fuqishmit si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ne nuk jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi Shqipëria. Kështu që edhe pse jam shumë i gjatë, jemi shumë të vegjël për të imponuar ndonjë gjë apo për të udhëzuar botën drejt diçkaje. Besojmë që deri më tani ia kemi dalë të krijojmë sinergjinë e duhur me këto organizata shumë të mëdha. Google është futur në këtë aleancë që do të thoja është një start-up, është fillestare dhe me shprese dhe të tjerë do të bashkohen me ne. Çdo kush mund të sjellë jo vetëm paratë, donacionet por edhe njohuritë.

 

Në një botë që duket sikur po bëhet gjithnjë e me keq thotë Edi Rama, një nismë e tillë do të shërbejë për të përballuar më shpejt dhe me më pak dëme si në njerëz dhe materiale çdo fatkeqsi e shkaktuar ajo nga natyra apo dora e njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *